Strugani Ahmed Domazet është emri më i ri që i është bashkuar skuadrës së njohur kosovare të KF Llapit.
Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar që luan si qendërmbrojtës. Ai ka filluar te Struga Trim Lum, duke qenë pjesë e grupmoshave të reja, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave si Karaormani, Ohri dhe Vardarski.
Domazet me KF Llapin ka firmosur kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Domazet te Llapi vjen si një futbollist me potencial zhvillimi, duke shtuar opsionet dhe konkurrencën në fazën mbrojtëse të skuadrës llapjane për pjesën pranverore.
Kujtojmë, KF Llapi stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 7-të me 21 pikë. (infOSport.mk)
