Mançester Junajtedi edhe zyrtarisht ka njoftuar ndarjen me Zlatan Ibrahimoviç Marrëveshja është prishur me pëlqim të dyanshëm, me ç’rast suedezi mund të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër si agjent i lirë. Sipas informacioneve të fundit Ibrahimoviç do të nënshkruajë së shpejti me Los Anxheles Galaksi në MLS ligën amerikane të futbollit.
“Kklubi ynë dëshiron të falënderojë Zlatanin për kontributin e tij, duke i dëshiruar gjitha të mirat në të ardhmen” – thuhet në kumtesën e skuadrës angleze.
Ibrahimoviç të Junajtedi erdhi verën e vitit 2016-të si futbollistë i lirë nga rradhët e PSZH-së. Sulmuesi 36-vjeçar me fanellën e Junajtedit regjistroi 53 ndeshje, duke realizuar edhe 29 gola. Ndeshja e tij e fundit që kishte luajtur me skuadrën nga “Olld Traford”, ishte ajo e 27 dhjetorit të vitit të kaluar kundër Bërnlit (2:2). Ai gjatë këtij sezoni me Junajtedin ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.
Kohëve të fundit gjithashtu flitet edhe për një rikthim të tij të mundshëm në Kkombëtaren e Suedisë, për të ndihmuar këtë të fundit në kuadër të Botërorit të këtij viti që do të mbahet në Rusi.