Po afron dueli i vitit, Nurmagomedov – MekGregor

Khabib Nurmagomedov kundër Konor MekGregor. Kjo do të jetë pa dyshim ndeshja e vitit në UFC, ku dy nga luftëtarët më të pëlqyer të këtij sporti do të përballen me njëri-tjetrin më datë 6 tetor.

Ditën e enjte u mbajt konferenca për shtyp mes azerbajxhanasit e irlandezit, ku nuk munguan polemikat, për shkak të konfliktit të ndodhur disa muaj më parë, kur MekGregor sulmoi autobusin në të cilin ndodhej Khabib.

Pa dyshim, njeriu më i lumtur për këtë përballje do të jetë presidenti i kompanisë, Dana Vajt. Arsyeja nuk është e vogël, Konor MekGregor është njeriu i cili i ka sjellë më shumë fitime kompanisë gjatë 25 viteve që ajo ekziston.

Hera e fundit kur 30 vjeçari mori pjesë në një ndeshje në “octagon” ka qenë gati 2 vite më parë, ku ai fitoi përballë Edi Alvarez, duke marrë gjithashtu titullin e peshave super të lehta. Ndeshja kundër Nurmagomedov, do të jetë pikërisht për këtë titull, me azerbajxhanasin i cili do të jetë një nga kundërshtarët më të fortë që MekGregor është ndeshur në karrierën e tij.

Sigurisht, favoriti në këtë përballje konsiderohet pikërisht Khabib, me MekGregor të penalizuar nga pushimi prej 2 vitesh.

Ndeshja pritet të jetë spektakolare, e sigurisht është një nga më të shumëpriturat në historinë e këtij sporti.

Leave a Reply