Gasperini vazhdon kontratën me Atalantën

Xhan Piero Gasperini do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës së Atalantës, në krye të së cilës viteve të fundit ka regjistruar rezultate fantastike.

60-vjeçari, i cili drejton ekipin që nga viti 2016 rinovoi kontratën me ekipin nga Bergamo deri në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Klubi bëri të ditur se ky rinovim vjen me objektivin për t’i dhënë vazhdimësi projektit të nisur nga drejtuesit e klubit dhe trajnerit në fillim të sezonit 2016-2017.

Kujtojmë se tek Atalanta luajnë dy reprezentuesit e Shqipërisë, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi, Berat Xhimshiti, i cili kohëve të fundit po merrë më shumë besimin e strategut italian, duke qenë titullarë.

Leave a Reply