Ja çfarë sanksione mund të ketë për Khabib Nurmagomedov, viza amerikane në pikpyetje

Sanksione të rënda nga ana e Komisionit të Atletikës në Nevada i kanosen Khabib Nurmagomedovit pas kaosit që dagestanezi shkaktoi vetëm disa minuta pas përfundimit të luftës me Konor MekGregor.

Nurmagomedov ishte superior në arenën ku u zhvillua lulfta përballë irlandezit, i cili u dorëzua në raundin e katërt, mirëpo pasi kreu punën me MekGregor, i njëjti kërceu mbi kafaz për tu përleshur me njerëzit e kundërshtarit të tij.

Numri një i UFC, Dejn Uajt tha se është Komisioni i Atletikës në Nevada, ai që do të vendos për sanksionet eventuale ndaj Nurmagomedov. Me siguri se do të ketë një dënim të rëndë, ndërsa honorari që duheshe të përfitojë dagestanezi për momentin është ngrirë.

Më e keqja është se ai mund të pezullohet nga shteti amerikan, ndërsa një ndëshkim i tillë automatikisht pereptohet edhe në shtetet tjera të SHBA-ve.
‘Mund të ketë probleme me vizën” – ka komentuar Dejn Uajt. “Mirëpo të shohim njëherë se si do rrjedhin gjërat dhe më pas do të marrim vendimin. Nëse sanksionet janë për një kohë më të gjatë, atëherë ne jemi të detyruar që ti heqim ripin” – ka thënë Uajt.

Leave a Reply