Rregullat mbrojnë Nurmagomedov nga heqja e ripit, vetëm Dejn Uajt mund ta bëjë një gjë të tillë

Ripi i artë, kampionit Khabib Nurmagomedov mund ti merret vetëm nga ana e presidentit të UFC-së, Dejn Uajt, pas përleshjes që ndodhi pas përfundimit të duelit me Konor MekGregor. Dagestanezi dominoi në tërësi luftën ndaj irlandezit, të cilin e detyroi që të dorëzohet në raundin e katërt, mirëpo këtu nuk përfundoi kjo luftë, pasi e njëjta vazhdoi edhe jashtë kafazit, por edhe brenda saj.

Nurmagomedov kërceu oktogonin, duke sulmuar ekipin e irlandezit, ndërsa njëkohësisht dy persona nga ekipi i Khabib u futën brenda në kafaz dhe goditën MekGregorin, i cili në ato momente ende nuk dinte se ku ndodhej pas goditjeve që morri nga Nurmagomedov.

Rregullat e e MMA-së që përdoren edhe nga UFC dhe Komisioni i Atletikës në Nevada, nuk kanë ndonjë pikë apo nen për incidente të këtilla. E vetmja gjë që është e cekur, është se persona të ekipit të ndonjërit prej garuesve nuk kanë të drejtë të ndërhynë në luftë në asnjë mënyrë.

Interpretimi mund të jetë shumë i gjërë, pasi realisht lufta kishte përfunduar kur ndodhi incidenti. Ende nuk dihet nëse dy sulmuesit e MekGregor janë pjesë e ekipit të Nurmagomedov. Veprimet e tyre me siguri se do të ju nënshtrohen analizave shumë serioze. Është më se e sigurtë se personat e involvuar në këtë incident do të marrin dënime të rënda nga ana e Komisionit të Atletikës në Nevada, për faktin se shkaktuan kaos në palestër, mirëpo me shumë gjasa sanksionet ndaj tyre do të jenë vetëm në anën financiare.

Në të kaluarën ka qenë vetë Dejn Uajt, që kishte marrë vendime rreth dënimeve për garuesit që kishin thyer rregullat.  Nuk dihet nëse presidenti i UFC-së do ti marrë ripin Nurmagomedovit, pasi i njëjti do të duhet ti jep rastin atij që ta rikthejë. Një gjë e tillë do të sillte një luftë tjetër përballë Konor MekGregor, apo edhe një tjetër lufte të re me Toni Ferguson.

Një luftë e dytë midis Nurmagomedov dhe MekGregor do të ishte një hit i madh për të gjithë në kompaninë që merret me organzim, pasi me siguri se do të përfitonin me 10-ra milion dollarë.

 

Leave a Reply