Rashica superior ndaj Shalke 04, golat e tij bëjnë diferencën (VIDEO)

Milot Rashica doli të jetë protagonistë në ndeshjen që skuadra e tij Verder Bremen e zhvilloi sonte si vendas përballë Shalke 04, njofton “infOSport.mk”.

Rashica shënoi dy gola në fitoren 4:2 të skuadrës së tij, duke çuar në 6 numrin e golave të shënuar këtë edicion në Bundesligë.

Rashica golin e tij të parë e realizoi në minutën e 31-të, kur arriti që të barazojë rezultatin pas golit të Embolo në minutën e 26-të, futbollistë ky që gjatë pjesës së dytë realizoi edhe golin e dytë për skuadrën nga Gellzenkirshen.

Me këto dy gola, nga një në secilën anë u mbyll pjesa e parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë Rashica në minutën e 73-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Verder Bremenin, për të cilën skuadër në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Krushe (51’) nga pika e bardhë dhe Harnik (90+4’). Falë kësaj fitore Verder Bremeni me 36 pikë, tashmë renditet në pozitën e 8-të, teksa Shalke 04 mban pozitën e 14-të me 23 pikë.

Ndryshe për Rashicën është kjo “dopieta” e dytë e realizuar gjatë këtij sezoni, pas asaj ndaj Augsburgut në kuadër të javës së 20-të.

Leave a Reply