Nga Haaland, te Sanço e Dejvis, njihuni me 20 kandidatët e “Golden Boy”

“Golden Boy” ka konfirmuar pak minuta më parë listën e shkurtuar me 20 kandidatët final për çmimin prestigjioz. Në këtë çmim përfshihen të gjithë futbollistët që luajnë në Europë poshtë moshës 21 vjeç, ndërsa fituesi do të shpallet në datën 14 dhjetor.

Këtë vit nga Premierliga angleze kemi 6-të futbollistë në listën finale, ku spikasin emra si Bukuyo Saka, Fil Foden apo Mason Grinvud. Nga La Liga bien në sy kandidaturat e Vinicius Junior të Realit të Madridit dhe Ansu Fatit të Barcelonës. Ndërkohë Bundesliga mund të krenohet me emra si Xhadon Sanço (Borusia Dortmund), Erling Haaland (Borusia Dortmund) dhe Alfonso Dejvis (Bajern Munih).

Në “Ligue 1”  janë tre lojtarë të përzgjedhur dhe nuk kishte si të mos mungonte Eduardo Kamavinga i Ren, ndërsa “Serie A” përfaqësohet me Sandro Tonalin dhe Dejan Kulushevskin, futbollistin e Parmës me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Kujtojmë që më parë këtë çmim e kanë fituar Leo Messi, Poll Pogba apo dhe Kylien Mbappe, ndërsa sezonin e kaluar e fitoi sulmuesi i Atletico Madrid, Zhoao Feliks, pas sezonit të shkëlqyer që kishte kaluar te Benfika.

Leave a Reply