E besoni dot, apo jo! Juventus Serava mund Kratovën me rezultatin 22:6

Juventus Serava ka regjistruar një ndër fitoret më të thella në elitën e futsalit vendor, prej kur se kjo skuadër garon në mesin e më të mirëve, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardhezi” nga Serava sonte në palestrën “Enver Idrizi” mundi ekipin e Kratovës me rezultatin 22:6.

Kjo fitore e skuadrës “bardhezi” pa dyshim se do të futet në historinë e futsalit vendor, si një ndër fitoret më të thella, e që pa dyshim se është më e larta e këtij sezoni.

Treshja Furkan Shabani – Gani Ismaili dhe Sali Saliu ishin mjaft të disponuar për lojë, duke shënuar secili nga 4 gola, nga 2 gola shënuan Osman Mustafa, Dionis Ukshini, Omer Osmani dhe Besart Lusjani, ndërkohë Enes Isufi dhe Erkan Ameti shënuan nga 1 gol.

Ndryshe fitorja e sontme ishte e 4-ta në 9 javë kampionat për Juventus Seravën, skuadër kjo që me 12 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply