Tramezani i bashkohet Shkëlzen Gashit te Kolarado Rapids

Pas eksperiencave në Zvicër me Luganon dhe Sionin, Paolo Tramezani është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për të marrë drejtimin e Kolorado Rapids në Major League Soccer. Sipas mediave italiane Tramezani ka rënë parimisht dakort me drejtuesit e klubit nga Denveri dhe në orët e ardhshme gjithçka do të zyrtarizohet.