E kryer, Pastore rikthehet në Itali

Mesfushori ofenziv i Paris Sen Zhermenit, Havier Pastore do të rikthehet sërish në Itali, aty ku kishte kaluar një pjesë të bukur të karrierës së tij. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Pastore të martën do të zbretë në kryeqendrën italiane, për të ju nënshtruar testeve mjekësore te skuadrës e Romës.
Sipas “Sky Sport” romakët kanë arritur marrëveshjen me parisienët, të cilët nga shitja e argjentinasit do të përfitojnë 24 milion euro, përfshirë këtu edhe të gjitha bonuset.

Pastore në këtë mënyrë do i bashkohet Romës, skuadër kjo e cila ishte mjaft aktive në këtë merkato, duke angazhuar edhe futbollistët si Xhastin Klajvert, Brajan Kristante, Ivan Markano si dhe mesfushorin e talentuar kroat, Ante Çoriç.

Përveç Pastores nesër te skuadra nga kryeqendra italiane do të vijnë edhe Davide Santon dhe Nikolo Dzaniolo, pjesë e transferimit të Naingolan te Interi.

Leave a Reply