Struga Trim Lum me hapa të sigurtë po marshon drejt Ligës së Parë

Struga Trim Lum ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të  javës së 22-të në Ligën e Dytë – Perëndim, duke ecur me hapa të sigurtë drejt Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane sot si mysafir me rezultatin minimal 1:0 mundi Genç Kalemler, duke e thelluar në këtë mënyrë diferencën me ndjekësin më të afërt, Labunishtin.

Golin e vetëm të këtij takimi për skuadrën e Struga Trim Lum e realizoi mbrojtësi Hristijan Dragarski në minutën e 72-të, gol ky që në fund u tregua i mjaftueshëm për 3 pikëshin e rradhës të skuadrës së trajnerit Jeton Beqiri.

Falë kësaj fitore, Struga Trim Lum numëron 46 pikë, duke lënë pas vetes Labunishtin me 35 pikë. Këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak, atë kundër Teteksit, që në program është nesër, kur do të zhvillohen edhe të gjitha ndeshjet tjera të Ligës së Dytë, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim, transmeton “infOSport.mk”.

Po nesër, për shkak zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen të dielën, në program do jenë edhe 5 ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply