Jovanovski: Te Shkëndija kam kaluar momentet më të mira, respekte për këtë skuadër, por….

Dy javë pas triumfit kundër Renovës, kuqezinjtë rikthehen të luajnë në Tetovë në kërkim të vazhdimit të serisë pozitive që e ka afruar skuadrën pranë titullit kampion. Pesë fitoret e njëpasnjëshme u pasuan me barazim pa gola në fushë të Vardarit xhiron e fundit dhe tashmë kërkohet starti i një serie të re të fitoreve.

Në anën tjetër edhe Makedonija GJ.P ndodhet në një seri shumë pozitive, teksa 7 ndeshje kampionale me rradhë nuk dinë për disfatë. Dëshira e tyre është që të vazhdojnë me këtë ritëm, edhe pse e kanë të qartë se do ta kenë shumë të vështirë.

“Një ndeshje shumë e vështirë për ne. Gjithsesi Shkëndija ëshët favorit në këtë përballje, mirëpo në letër, pasi në fushë është krejtësisht diçka tjetër. Unë si një ish lojtar i Shkëndijës, kam respekt shumë të madh për këtë skuadër, pasi këtu kalova momentet më të mira të karrierës sime futbollistike. Mirëpo tani jam nga ana tjetër dhe do të jap gjithçka nga vetja për të arritur një rezultat pozitiv. Ne jemi të kompletuar, mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante, ndërsa gjithashtu do të jetë një tregues i mirë nëse neve si skuadër mund të përballojmë edhe duele me ekipe të mëdha” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” ish portieri i Shkëndijës, Marko Jovanovski.

Kjo do të jetë përballja e katërt ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P. në këtë kampanjë, e dyta në Tetovë dhe kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë. Në Shkup dy ndeshjet sollën barazime (0:0 dhe 1:1), ndërsa në Tetovë kuqezinjtë fitonin 5:1.  Vlen të ceket se në historinë më të re kuqezinjtë nuk njohin disfatë nga skuadra shkupjane në 12-të duelet e fundit mes veti.

9 fitore për Shkëndijën dhe 3 barazime është epilogu i këtyre 12 takimeve, me një gol averazh 31:6 në favor të skuadrës tetovare, që edhe sot shihet si favorite e madhe përballë skuadrës shkupjane.

Leave a Reply