“Shqiptari” Lihtshtajner rrezikon dënimin nga FIFA

Përveç dyshes shqiptare, Granit Xhaka – Xherdan Shaqiri, një futbollist tjetër i përfaqësueses së Zvicrës që mund të dënohet nga ana e FIFA-s, për shkak festimit me shqiponjë, është edhe Stefan Lihshtajner.

Festës së dy futbollistëve shqiptarë në atë gol të fitores së Xherdan Shaqirit ndaj Serbisë iu bashkua edhe kapiteni i “helvetikëve”, i cili tashmë rrezikon skualifikimin.

Që të tre bënë shenjën e shqiponjës, simbolit të flamurit shqiptar. Ky gjest përveç që kishte tërbuar tifozët serbë, kishte tërbuar edhe futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës serbe.

FIFA e ka dënuar gjestin e dy lojtarëve shqiptarë të Zvicrës dhe ka hapur një hetim disiplinor kundër Xhakës dhe Shaqirit, por edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mlladen Krstajiç, i cili lëshoi deklarata të forta kundër arbitrit Feliks Bryh.

Leave a Reply