Reagimi i Simeones pas eliminimit nga Lajpcigu, argjentinasi gati sa nuk shpërtheu në lot (VIDEO)

Atletiko Madridi mbrëmë pësoi disfatë 2:1 nga Lajpcigu në ndeshjen e vlefshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke u përshëndetur në këtë mënyrë nga gara më prestigjioze europiane.

Trajneri i “jorganxhinjëve”, Diego Simeone shpresonte se do të arrijë më shumë këtë vit me skuadrën e tij në këtë kompeticion, megjithatë ëndërrën e tij e prishi skuadra modeste e Lajpcigut, ndryshe e themeluar vetëm 11 vite më parë (2009), e që mbrëmë shkroi historinë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tekniku argjentinas mbeti i ngrirë kur arbitri tregoi fundin e takimit në Lisbonë. ‘El Cholo’ u shtang, derisa gati sa nuk shpërtheu në lot pasi kuptoi se skuadra e tij është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ky reagim i Simeones u bë viral shumë shpejtë në rrjetet sociale.

Leave a Reply