Drita e Ardian Nuhiut godet në merkato, dy blerje në një ditë!

Skuadra kampione e Kosovës, Drita nga Gjilani, është treguar tejet aktive në merkato gjatë 24 orëve të fundit, teksa ka zyrtarizuar dy futbollistë. Fillimisht “bardheblutë” nga Gjilani prezantuan Ergyn Ahmetin, që më pas të prezantojnë edhe futbollistin ganez, Arago Jamal, njofton “infOSport.mk”.

Ergyn Ahmeti zgjedhe KAMPIONINSot kemi arritur marreveshje edhe me nje lojtare shume te rendesishem siq eshte Ergyn…

Публикувахте от Drita FC в Четвъртък, 13 август 2020 г.

Ahmeti te Drita e Gjilanit vjen nga rradhët e FC Prishtinës, pjesë e së cilës skuadër ishte për 3 vite me rradhë, ndërkohë Arago Xhamal, një emër i njohur ky për futbollin kosovar, te skuadra kampione e Kosovës vjen si një agjent i lirë.

Kujtojmë Xhamal së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së Gjilanit.

Arago Jamal eshte bardhe e kalter!Sot klubi jone ka firmosur kontrat dy vjeqare me lojtarin e njohur per superligen…

Публикувахте от Drita FC в Четвъртък, 13 август 2020 г.

Përveç futbollit kosovar, 26-vjeçari gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Finlandë, Greqi dhe Holandë.

Me të dy futbollistët Drita e Gjilanit ka firmosur kontrata dy vjeçare.

Leave a Reply