Benzema dërgon Realin në gjysmëfinale, Bajerni mundet në “El Madrigal”

Natë e mbarë për dy skuadrat përfaqësuese të Spanjës në Ligën e Kampionëve, shkruan “infOSport.mk”. Real Madridi, “mbreti” i Kupave të Europës mundi Çelzin në “Stemford Brixh”. Edhe njëherë tjetër sulmuesi Karim Benzema shkëlqeu me petkun e Realit, duke shënuar “hat-trik” dhe duke mundur i vetëm skuadrën gjigande angleze, për të cilët

Berat Gjimshiti do ti mungojë Atalantas për një muaj

Lajme aspak të mira për Atalantan pas humbjes ndaj Napolit të Spalletit. Skuadra nga Bergamo rrezikon që të humbasë Berat Gjimshitin deri në fund të sezonit. Mbrojtësi shqiptar u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj “napolitanëve”, duke u larguar nga fusha në minutën e 63-të, pas një dëmtimi në shpatull. Testet mjekësore konfirmuan dëmtimin

Abramoviç arrin akordin për blerjen e klubit nga Superliga turke

Çelzi tashmë do të jetë e kaluara, ndërsa e ardhmja do të jetë futbolli turk për miliarderin rus, Roman Abramoviç. Pasi Qeveria angleze i sekuestroi Çelzin që e ndërtoi dhe e ngjiti në majë për afro 20 vitesh, tani manjati rus ka vendosur të zhvendoset në kampionatin turk. Raportimet e fundit nga

LK,  fitore për dy skuadrat e para angleze, Liverpulli me një këmbë në gjysmëfinale (VIDEO)

Mançester Siti dhe Liverpulli, dy skuadrat më të mira të Premierligës në sezonin aktual, kanë regjistruar fitore në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke treguar edhe njëherë tjetër formën më të mirë ndaj skuadrave të kampionateve tjera, kur është në pyetje ky kompeticion, shkruan “infOSport.mk”. Mançester Siti në

Vojvoda në formacionin më të mirë të javës në Serie A

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Mërgim Vojvoda është zgjedhur në formacionin e javës në Serie A. Vojvoda kishte një paraqitje brilante në fitoren e Torinos në transfertë ndaj Salernitanas (0:1). Kosovari, pavarësisht se nuk shënoi dhe asistoi, ishte më i dalluari te skuadra e Torinos, duke u notuar me koeficientin 8.2 nga

Erdon Daci feston, vitin tjetër me Vesterlon e tij do luajnë në elitën e futbollit belg

Dy javë pa përfunduar sezoni 2021/2022 në 1B Pro League, Erdon Daci me Vesterlon e tij kanë festuar rikthimin në elitën e futbollit belg, njofton “infOSport.mk”. Pavarësisht disfatës 2:1 të premtën në udhëtim nga Lommel SK, skuadra e Vesterlos ka siguruar kualifikim në Superligën belge, kjo falë edhe disfatës së

Shkëlqeu ndaj Maqedonisë, Bruno Fernandesh vazhdon kontratën me Junajtedin

Bruno Fernandesh, i cili me dy golat e tij, i vetëm mundi Maqedoninë në ndeshjen finale të “play-off” për kualifikim në Botërorin e Katarit, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht  ka rinovuar kontratën me klubin e tij, Mançester Junajtedin edhe për 4 vite të tjera. Kështu fantazisti portugez në “Olld Traford”

Si po evoluon Premierliga për t’i ndihmuar futbollistët muslimanë që agjërojnë?

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë edhe zyrtarisht nga nesër, por gjithë neve muslimanët sonte pas mesnate do të bëjmë syfirin e parë. Është ky muaj ky i paqës, mëshirës dhe mirësisë, por shumë sfidues për sportistët, të cilët kanë angazhime fizike me stërvitje dhe me lojë. Mirëpo, Premierliga po

Brazili rikthehet në krye të renditjes, Maqedonia ngjitet 5 pozita më lartë

Brazili pas 4 viteve është rikthyer në krye të renditjes së FIFA-s, njofton “infOSport.mk”. Renditja më e re ka sjellë dy ndryshime në mesin e 10 kombëtareve të para, Brazili tejkaloi Belgjikën në pozitën e parë, ndërkohë Meksika ka bërë një lëvizje pozitive prej 3 vendesh, duke u renditur në pozitën