Barcelona dorëzohet në “Riazor” ndaj Deportivos (VIDEO)

Pas asaj fitore të madhe në ndeshjen kundër Paris Sen Zhermenit në Ligën e Kampionëve Evropian, Barcelona bën një hap fals të papritur në La Liga.

“Katalunasit” janë mposhtur ne transfertën në “Riazor” nga Deportivo Lakorunja me  me rezultatin 2-1, duke i dhënë mundësinë Realit që sërish të kthehet në krye të La Ligës.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrike u duk i lodhur dhe pa energji në këtë ndeshje duke mos arritur të tregojë asgjë nga ajo që shfaqi mbrëmjen e së mërkurës kundër skuadrës parisiene. Tashmë pas kësaj humbjeve katalanasit mund të humbasin vendin e parë, por mund t’i thonë lamtumirë edhe titullit kampion në La Liga.

Vetëm goli i Suarezit nuk mjaftoi për të shmangur këtë humbje, dhe tashmë Reali e ka të hapur rrugën për të rimarrë kreun në Spanjë, në rast se arrinë të shënojë fitore përballë Betisit së Riza Durmishit, ndeshje kjo që zhvillohet sonte në “Santiago Bernabeu” me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply