U turpëruan nga Interi, por tifozët e tyre u bëjnë pritje madhështore (FOTO)

Pas  humbjes turpëruese 7:1 ndaj Interit në “San Siro”  tifozët e Atalantës nuk janë demoralizuar, por kanë reaguar në mënyrë të papritur.

Bergamaskët e kanë pritur skuadrën në mënyrë madhështore në kthim, teksa këtë sezon ata janë heronjtë e një qyteti.

Edhe pse u shpartalluan në Milano, Berisha me shokë u pritën mjaft bukur, me përqafime e inkurajim për të mos u dorëzuar, sepse sezoni 2016/2017 mbetet madhështor për skuadrën nga Bergamo, që aktualisht me 52 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply