Albian Ajeti shënon sërish për St. Gallenin (VIDEO)

Sulmuesi kosovar, Albian Ajeti vazhdon shkëlqimin e tij në elitën e futbollit zviceran me fanellën e skuadrës së Sent Gallenit, njofton “infOSport.mk”.

Sent Galleni i tij sot barazoi 2:2 në transfertën kundër Thun, ndërsa para se të shënonte Ajeti, ai në minutën e 19-të u ndëshkua me kartonë të verdhë. Mirëpo nuk zgjati shumë dhe 10 minuta më pas ai barazoi shifrat në 1:1, duke iu kundërpërgjigjur golit të Shirinzi, derisa deri në fund të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol tjetër për tu ndarë në fund në barazim, shkruan “infOSport.mk”.

Ndryshe goli kundër Thun për Albian Ajetin ishte i 9-ti në elitën e futbollit zviceran dhe i pari pas tre ndeshjeve në kampionat. Ai së fundmi kishte shënuar më 18 shkurt, sërish në barazimin 2:2 në transfertën ndaj Jang Bojs.

GOLI I ALBIAN AJETIT NDAJ SKUADRËS SË THUN******************************

Публикувахте от infosport.mk в 19 март 2017 г.

Leave a Reply