De Biasi: Do isha i lumtur për të mundur Italinë

Në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë në hapësirat e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri i Kombëtares “kuq e zi”, De Biasi nga të njëjtët është pyetur edhe për sfidën delikate që ai do të ketë me vëndin e lindjes së tij, Italinë, njofton “infOSport.mk”.

“A dua ta mund Italinë? Do të isha shumë i lumtur nëse do ta bënim këtë. Ndihem mjaft mirë kur më ndalojnë njerëz në rrugë për të më dhënë zemër, shprehur përkrahjen e tyre dhe përcjellë mesazhe të ndryshme. Jam krenar që jamë pjesë e kombit tuaj dhe do të ishte një kënaqësi speciale për mua personalisht nëse do të fitonim përballë Italisë në Palermo”, ka thënë De Biasi.

Leave a Reply