Barcelona e bënë për vete Rijad Mahrez (FOTO)

Barcelona është e interesuar për shërbimet e yllit të Lesterit, Rijad Mahrez.

Një gjë të tillë pohojnë mediat britanike dhe ato spanjolle, sipas të cilave Barcelona gjatë verës do të orvatet që ti merr Lesterit futbollistin e saj më të mirë.

Duke pasur parasysh edhe dëshirën e vetë futbollistit që të luajë në kampionatin spanjoll, kjo gjë vetëm se i’a lehtëson punën skuadrës “katalunase”, drejtuesit e së cilës fillimisht do të presin emërimin e trajnerit të ri, dhe më pas të vendosin rreth blerjes së Mahrez, çmimi i të cilit në tregun e futbollit evropian kap shifrën prej 35-40 milion euro.

Mahrez sezonin e kaluar shkëlqeu me fanellën e Lesterit, duke ndihmuar këtë skuadër të shpallet kampion i Anglisë. Ai në 37 ndeshje realizoi 17 gola, ndërsa këtë edicion në 26 ndeshje ka arritur të realizojë 5 gola.

Kontrata, algjerianit 26-vjeçar me Lesterin i skadon në vitin 2020.

Leave a Reply