Milani konkurron Napolin për sulmuesin e Lacios

Milani ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit, Keita Balde, për shërbimet e të cilit interesim ka shfaqur edhe skuadra e Napolit, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit milanez prej kohësh kanë piketuar sulmuesin “lacial”, i cili po kalon një super formë me Lacion duke qenë një ndër futbollistët më të spikatur të skuadrës nga kryeqendra italiane.

Sulmuesi kërkon largimin nga Lacio për të kaluar në një skuadër të madhe, teksa kuqezinjtë janë të gatshëm menjëherë për të marrë Keitan, duke synuar të krijojnë një skuadër pretendente për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë për të marrë shërbimet e Keitas, Milani do të duhet të konkurrojë Napolin, skuadër kjo e cila gjithashtu ka shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit të Lacios.

Mbetet të shohim nëse ndonjëra prej këtyre dy skuadrave do të bëjë për vete sulmuesin Keita, apo ndoshta nga e gjithë kjo do të përfitojë ndonjë skuadër e tretë…..???

Leave a Reply