Bejll nuk luan ndaj Bajernit të Munihut

Ylli i Real Madridit, Garet Bejll nuk do të jetë në disponim të trajnerit Zinedin Zidan për ndeshjen e kthimit kundër Bajernit të Munihut, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “Marca”, përcjellë “infOSport.mk”. 4

Strategu francez i “mbretërve” nuk dëshiron të rrezikojë me uellsianin, të cilin do e lërë të qetë për tu rikuperuar plotësisht për ndeshjen shumë të rëndësihme në kampionat kundër Barcelonës.

Zidan ka një fond të pasur të futbollistëve edhe në bankinë, ashtu që për pozitën e lënë bosh nga ana e Bejll, ai do të zgjedh midis Iskos, Lukas Vaskes dhe Marko Asensio.

Serhio Ramos dhe Naço Fernandez do të formojnë dyshen mbrojtëse pas mungesës së dyshes Rafael Varane dhe Pepe.

Leave a Reply