Asgjë e re, Majlinda Kelmendi sërish në finale të Evropianit

Asgjë e re kur është në pyetje Majlinda Kelmendi. Xhudistja shqiptare nga Kosova pa shumëprobleme është kualifikuar për në finalen e madhe të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni.

Kelmendi në gjysmëfinale eliminoi xhudisten nga Portugalia, Joana Ramos, ndërsa paraprakisht pasi rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në rrethin e dytë kishte mposhtur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp.

Në finalen e madhe kampionja evropiane, botërore dhe olimpike do të përballet me rusen Alesya Kuznetsova.

Leave a Reply