Dashuria është e verbër

Një vizatim shumë i çuditshëm me aktorët kryesor Lionel Messi dhe Kkristiano Ronaldo është shfaqur në njërën prej rrugëve më të frekuentuara në Barcelonë vetëm disa ditë para derbit të madh spanjoll, midis Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Ky vizatim që është vepër e artistëve të rrugës “TVBoy” paraqet dy yjet e futbollit botëror, se si ata puthen njëri me tjetrin, derisa në prapavi kanë një top futbolli dhe një zemër.

Që të dy shihen të përqafuar, ndërsa argjentinasi në dorën e tij të djathtë mban një buqet me lule përderisa puth portugezin e Realit të Madridit.

Autori e ka titulluar këtë vepër të tij si “Dashuria është e verbër”. Ndeshja e rradhës “El Clasico” në program është të dielën me fillim në ora 20:45,  dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Ssantiago Bernabeu”.

Leave a Reply