Milani në aksion për merkaton e verës

Drejtuesit e rinj të Milanit kanë përgatitur një shumë prej 123 milion euro, që do ju shërbejnë  për blerjet e reja gjatë merkatos së verës, njofton “La Repubblica”, përcjellë “infOSport.mk”.

Shefat e “kuqezinjëve” kanë përgatitur këtë shumë me qëllim përforcimin e skuadrës së trajnerit Montella, që sezonin e ardhshëm si piksynim do të ketë një vend në mesin e katër skuadrave të kreut në “Serie A”, që do ju garantonte atyre rikthimin në Ligën e Kampionëve Evropian.

Drejtori i përgjithshëm i “rossonerëve”, Marko Fasone dhe drejtori sportiv Masimiliano Mirabeli gjysmën e shumës së përmendur do e harxhojnë në gjetjen e një super sulmuesi. Që të dy janë të gatshëm të harxhojnë plot 60 milion euro në gjetjen e një goleadori, pasi Karlos Baka me shumë gjasa do të largohet nga San Siro. Sulmuesi 30-vjeçar nga Kolumbia ka shënuar 31 gola në 68 ndeshje në “Serie A”, 13 gola prej të cilëve ka realizuar këtë edicion.

Megjithatë edhe përkundër këtyre shifrave Milani është i përqëndruar te një sulmues me klas më të lartë.

Dy qëllimet kryesore të tyre janë Alvaro Morata nga rradhët e Realit të Madridit dhe Pier Emerik Aubamejang nga Borusia e Dortmundit, ndërsa gjithashtu një ndër dëshirat e trajnerit Montella është edhe sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, që aktualisht po luan në formë huazimi te Roma nga rradhët e Mançester Sitit.

Montella gjithashtu mësohet se ka dhënë leje edhe për shitjen e sulmuesit të dytë të Milanit, Xhanluka Lapadula, i cili verën e shkuar arriti në “San Siro” nga rradhët e Peskaras.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply