Zidan: Nuk jemi favoritë, duhet të japim maksimumin për fitore

Real Madridi nesër përballet me Atletikon në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri i 11 herë fituesve të këtij kompeticioni para mediave ka shprehur opininonin për sfidën që i pret, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme.

“E dimë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje, duhet të luajmë sikur nuk do të kemi ndeshje të kthimit, duke bërë gjithçka mirë që nga minuta e parë deri në fund. Nuk jemi favoritë, është një gjysmëfinale dhe gjithçka është 50-50. Duhet të japim maksimumin për të fituar ndeshjen”, është shprehur trajneri i Real Madridit Zinedin Zidan në konferencën për media.

Takimi ndërmjet Reali dhe Atletikos do të luhet nesër në “Santiago Bernabeu” me fillim në orën 20:45.

Leave a Reply