Zidan: Nuk duhet të festojmë, akoma nuk jemi në finale!

Pas fitores bindëse 3:0 ndaj Atletikos, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan për media është shprehur se është kënaqur me fitoren, por nuk duhet të jemi euforik.

“Jam i lumtur për atë që skuadra bëri në fushë. Zhvilluam ndeshje të bukur dhe më e rëndësishmja ishte se nuk pësuam gol. Gjithsesi nuk duhet të festojmë, sepse nuk jemi akoma në finale, pasi ka edhe 90 minuta tjera për tu zhvilluar”, është shprehur trajneri i Realit, Zinedin Zidan.

Ndërkohë tekniku francez, nuka la pa e përmendur edhe Kristiano Ronaldon për atë që bëri në fushë, ku falë tre golave të tij, Reali regjistroi fitore ndaj Atletikos në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Ai për yllin portugez tha se ëshë unik, për shkak se shënon çdo herë që duhet dhe sigurisht të gjitha meritat i takojnë atij.

Takimi kthyes gjysmëfinal ndërmjet Realit dhe Atletikos do të luhet pas një jave në “Visente Kalderon”.

Leave a Reply