Super atmosferë në Ligën e Dytë midis Tikveshit dhe Vardar N. (VIDEO)

Një super atmosferë mbizotëroi sot në përballjen e Ligës së Dytë Futbollistike të Maqedonisë, midis Tikveshit dhe Vardar Negotinës, njofton “infOSport.mk”.

“Lozari” të Tikveshit në njërën anë dhe “Vinari” të Vardar Negotinës në anën tjetër krijuan një super atmosferë, që me siguri se e kanë zili edhe disa skuadra nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë.

Vërtetë meritojnë çdo lëvdatë këto dy tifo grupe për atmosferën e krijuar, ndërsa në fund fitores bashkë me futbollistët e tyre iu gëzuan tifozët vendas “Lozari”.

Tikveshi shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Stojançe Dunimagloski në minutën e 23-të.

Falë kësaj fitore Tikveshi tashmë renditet në pozitën e 8-të me 22 pikë të tubuara, duke lënë pas vetes në dy pozitat e fundit Vardar Negotinën dhe Teteksin që kanë nga 21 pikë.

 

Leave a Reply