Hyka shënonë në fitoren e San Hose (VIDEO)

Jahmir Hykaj ka shënuar edhe golin e dytë me fanellën e San Hoses në kampionatin amerikan. Në sfidën e luajtur ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, mesfushori ka qënë protagonist duke hapur serinë e golave në fitoren 3:0 që San Hoze arriti ndaj Portland.

Hykaj zhbllokoi shifrat në minutën e 8-të, pas një rrëmuje në brendi të zonës, ndërsa dy golat tjerë i realizoi Vondalovski në minutat 31 dhe 55-të.

 

Hykaj deri më tani ka zhvilluar 6-të ndeshje në total me San Hosen, me këta të fundit që renditen në vendin e 5-të me 15 pikë të tubuara.

Kujtojmë që Hykaj golin e parë në kampionatin Amerikan e ralizoi ndaj Dallasit.

Leave a Reply