Liverpuli prezanton fanellat e reja (FOTO)

Skuadra e Liverpulit ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri 2017/18, të cilat do t’i bartin kur luajnë në ndeshje si mysafir.  Të përzgjedhurit e Jurgen Klop të cilët u kualifikuan në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt të Premier Ligës angleze, fanellat e reja do t’i kenë me ngjyra të bardha me të blertë që ka kuptimin e kthimit mbrapa në vitin 1995/96.

Diçka e tillë është vendosur nga drejtuesit e Liverpulit, pasi skuadra nga “Enfild Rud” festojnë 125 vjetorin e themelimit.

Leave a Reply