17-vjeçari Spahiu firmos kontratë profesionale me Muskron

Talenti 17-vjeçar, Sebastjan Spahiu, ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën belge të Muskron.

17-vjeçari ishte pjesë e ekipit të dytë, ndërkohë që tashmë ka firmosur dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë. Spahiu edicionin e kaluar zhvilloi një ndeshje me ekipin e parë, edhe atë ndeshjen e javës së fundit kundër Kortijk, kur luajti për 56 minuta.

Pikërisht inkuadrimi i tij në atë ndeshje ishte një paralajmërim për atë që ndodhi sot, kontratën profesionale që i ofruan drejtuesit e Muskron, të cilët tek ai shohin një të ardhme të ndritur.

Spahiu zotëron pasaportën belge dhe atë shqiptare, teksa tanimë do të jetë shok skuadre me Mërgim Vojvodën, kosovarin i cili sezonin e tij të parë me fanellën e Muskron zhvilloi 30 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.

Leave a Reply