Zajazi dhe Labunishti nesër në stadiumin e qytetit në Gostivar do të zhvillojnë ndeshjet e dytë të balotazhit, e vlefshme kjo për një vend në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kërçovare futet shumë e motivuar në këtë ndeshje pas triumfit në ndeshjen e parë ndaj Goblenit, derisa Labunishti me shpresë se nga kjo ndeshje do nxjerrë një rezultat pozitiv, që do ju hapte rrugën për të vendosur rreth fatit të tyre në ndeshjen e 10 qershorit përballë skuadrës kumanovare të Goblen Junior.
Janë këto emrat e tre skuadrave që garojnë për ato dy vende të mbetura në Ligën e Dytë Perëndim për sezonin 2017/2018.
Rikujtojmë pjesë e saj do të jenë skuadrat si Makedonija Gj.P, EuroMilku, Vëllazërimi, Teteksi, Lokomotiva, Gostivari, Struga Trim Lum, ndërsa nesër do të mësohet edhe emri i skuadrës së 8-të, ku me shumë gjasa do të jetë Novaci që do të futet me një disavntazh 1:4 në përballjen e dytë ndaj Shkupit, derisa dy vendet e fundit do ti diskutojnë Zajazi, Gobleni dhe Labunishti.
| Liga e Dytë – PERËNDIM – Sezoni 2017/2018 | |
| 1 | Makedonija Gj.P |
| 2 | Shkupi – Novaci (ndeshje balotazhi) |
| 3 | EuroMilku |
| 4 | Vëllazërimi |
| 5 | Teteksi |
| 6 | Lokomotiva |
| 7 | Gostivari |
| 8 | Struga Trim Lum |
| ? | |
| ? | |
| Skuadrat që po luajnë në balotazh | |
| 1 | Zajazi (Liga e Tretë – Perëndim) |
| 2 | Labunishta (Liga e Tretë – Jug) |
| 3 | Goblen Junior (Liga e Tretë – Veri) |
