Ferhan Hasani stërvitej në mënyrë individuale!

Ferhan Hasani mund të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Spanjës, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti tetovar morri një lëndim në ndeshjen miqëore ndaj Turqisë, ashtu që në stërvitjen e fundit të përfaqësueses së Maqedonisë të zhvilluar sot në “Telekom Arena”, ai stërvitej ndaras nga grup tjetër i futbollistëve.

Mbetet të shohim nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj spanjollëve, të cilët janë favorit absolut ndaj përfaqësueses së Maqedonisë, e cila shpreson të vazhdojë me paraqitjet e mira nën drejtimin e trajnerit Angellovski.

Do të jetë pikërisht ky i fundit, që do të vendos rreth 11-shes së parë për ndeshjen e nesërme dhe nëse pjesë e saj do të jetë edhe Ferhan Hasani.

Leave a Reply