Do(ll)aruma provokohet nga tifozët e Milanit (VIDEO)

Tifozët e Milanit si duket nuk mund të kapërdijnë aq lehtë vendimin e portierit të tyre, Xhanluixhi Donaruma, për të mos vazhduar kontratën me skuadrën e tyre të zemrës. Një vendim i tillë nga ana e portierit adoleshentë italian, ka bërë që ai në ndeshjen e parë të përfaqësueses  shpresa të Italisë në kuadër të Evropianit në Poloni ndaj Danimarkës të goditet me bankënota të rrejshme prej dollari.

E gjithë kjo bëri  që ndeshja e grupit “B” midis Italisë dhe Danimarkës të ndërpritet për një çast diku ka minuta e 35-të, derisa fusha të pastrohej.

Në ato momente rezultati ishet ai i fillimit (0:0), ndërkohë në fund “axurrët” shënuan fitore me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Pellegrini (54’) dhe Petanja (86’).

Me po të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë të grupit “B”, Gjermania mundi Çekinë.

Leave a Reply