Florentino Perez i “pa lëkundshëm” të Real Madridi

Ditën e hënë pritet të zyrtarizohe rizgjedhja e Florentino Perezit në krye të Real Madridit, me mandatin që do t’i skadojë në vitin 2021.

Me ndryshimet e reja brenda klubit madrilen, Perez vështirë që mund të zëvendësohet nga dikush tjetër, pasi ai që do të pretendojë marrjen e postit të presidentit te Reali, duhet të jetë pjesë e këtij klubi prej 20 vitesh dhe të ketë të paktën 75 milionë euro në llogarinë personale bankare.

Kështu që Perez duket pa konkurrencë dhe i pa lëkundshëm nga posti i presidentit dhe përsëri do ta fitojë mandatit për të qenë në krye të “Los Blankosve” , pasi nuk u kandidua asnjë kandidat tjetër.

Florentino Perez e mori fillimisht presidencën e Realit në vitin 2000, teksa mundi në zgjedhje Lorenzo Sanz, duke premtuar marrjen e Luis Figos nga rivalët e Barcelonës, një lëvizje që u realizua për shifrën rekord të asaj kohe prej 62 milionë eurosh.

Ai për një kohë u nda ky postë, duke u rikthyer sërish në vitin 2009, ku dhe mbeti deri më tani.

Leave a Reply