Gjermania do të sfidojë Kilin në finalen e Kupës së Konfederatave (VIDEO)

Gjermania është finalistja e dytë në kuadër të Kupës së Konfederatave, pasi sonte në gjysmëfinalen e dytë me stil mundi Meksikën me rezultatin 4:1. Të përzgjedhurit e trajnerit Joakim Lëv kanë zgjidhur gjithçka mjaft shpejt, me Goretzkën që ka realizuar 2 gola në harkun kohor të 120 sekondave, respektivisht në minutën e 6-të dhe 8-të.

Këto dy gola rezultuan të jenë edhe të vetmit të shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë, Gjermania arriti të trefishonte rezultatin me anë të Verner në minutën e 59-të.

Kur gjithçka po i afrohej fundit, Fabian ngushtoi diferencat, megjithatë gëzimi i meksikanëve zgjati shumë pak, pasi Xhouns realizoi dhe golin e katërt, në minutën e parë shtesë.

Në finalen e 2 korrikut, Gjermania do të sfidojë Kilin, që në gjysmëfinalen e parë kishte eliminuar kampionen e Evropës, Portugalinë.

Leave a Reply