ZYRTARE, Gomis pjesë e Galatsarajit

Sulmuesi francez Bafetimbi Gomis karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi, te skuadra gjigande e Galatasarajit. Ai së fundmi luajti te skuadra e Olimpikut të Marsejës, mirëpo vetëm si i huazuar pasi kartonin e tij e posedonte skuadra angleze e Suonsit.

Pikërisht nga kjo skuadër Gomis transferohet te skuadra turke e Galatasarajit, që sezonin e ri shpreson të  rikthejë titullin e kampionit.

“Jam i lumtur që po vijë në një klub të madh, siç është Galatasaraji. Kjo për mua është një sfidë e madhe dhe shpresoj të arsyetojë besimin e dhënë. Është kjo hera e parë që vijë në Stamboll dhe besoj se nuk kam gabuar në përzgjedhjen e skadrës time të re” – u shpreh për kanalin e klubit sulmuesi francez.

Gomis sezonin e fundit me fanellën e Olimpikut të Marsejës zhvilloi plotë 34 ndeshje, duke realizuar 21 gola, 20 prej të cilëve i realizoi në elitën e futbollit francez në gjithsej 31 ndeshje.

Ai në Stamboll u mirëprit nga një numër i madh i tifozëve të flaktë të Galatsarajit, të cilët shpresojnë se formën e tij të mirë, Gomis do ta vazhdojë edhe në kampionatin turk me fanellën “verdhë e kuq”.

 

Leave a Reply