Burhan Aliji ndahet me Lirinë

Futbollisti kumanovar, Burhan Aliji prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i lirë. Aliu ka ndërprerë kontratën me skuadrën e Lirisë së Prizrenit, që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga ish kapiteni i Skënderbeut, Blendi Shkëmbi.

Lajmin për “infOSport.mk”, e konfirmoi vetë futbollisti kumanovar, i cili shumë shpejtë pret që të gjejë edhe skuadrën e tij të re, ku do të luante sezonin e ardhshëm.

Kam ndërprenë kontratën me Lirinë dhe tashmë jam një futbollist i lirë. Kam disa oferta, mirëpo nuk ngutem. Do ti shoh ato një nga një dhe më pas do të vendos se ku do jem sezonin e ri” – tha shkurt Burhan Aliji.

“Kam oferta edhe prej Kosove edhe prej Maqedonisë, mirëpo pasi ti shqyrtojë të njëjta, atëherë do të vendos për të ardhmen time. Mirëpo njëherë do pres dhe më pas ditëve në vijim besoj se do jap përgjigjen time përfundimtare” – përfundoi futbollisti kumanovar, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në shumë skuadra nga elita e futbollit vendor.

Ai te Liria qëndroi për 6 muaj, ku u transferua nga rradhët e EuroMilkut, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur te Milano e Kumanovës, që më pas të jetë pjesë edhe e skuadrave si Bashkimi, Teteksi, Shkëndija, Drita dhe Gostivari.

27-vjeçari Aliji gjatë karrierës së tij vlen të theksohet se ka luajtur edhe në 4 ndeshje finale të Kupës së Maqedonisë, duke dalë fitues në vetëm njërën prej tyre, edhe atë me Teteksin në vitin 2010, kur kishin mundur Rabotniçkin me rezultatin 3:2.

Leave a Reply