Grezda asiston, Ejupi kualifikon Osijekun në raundin e tretë të LE (VIDEO)

Muzafer Ejupi ka rezultuar deçiziv në kualifikimin e Osijekut për në raundin e tretë të ndeshjeve eliminatore në Liga Evropa, pasi falë golit të sulmuesit shkupjan, skuadra kroate eliminoi zviceranët e Lucernës.

Osijeku pësoi disfatë me rezultatin 2:1, mirëpo falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë, ata me plotë meritë u kualifikuan për më tej.

Ejupi golin e vetëm, që në fund rezultoi të jetë i artë për Osijekun e realizoi në minutën e 72-të, kur mjaft mirë u shërbye nga ana e Eros Grezdës dhe nga afërsia shënoi për 2:1, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Ndryshe autorë i të dy golave për zviceranët ishte Tomi Juriç, me golat e realizuar në minutën e 19-të dhe 62-të.

Rikujtojmë dyshja shqiptare Grezda – Ejupi ishin protagonistë edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kroaci, kur shënuan nga një gol në fitoren 2:0.

Leave a Reply