Debutim ëndërrash për Bardhin me Levanten (VIDEO)

Enis Bardhi ka debutuar me gol me fanellën e Levantes. Është kjo një ëndërr që e kërkon çdo futbollist, ndërsa Bardhit i ka shkuar për shtati një gjë e tillë, duke shënuar në miqësoren që skuadra e tij e re e zhvilloi ndaj skuadrës së La Nucia.

Levante shënoi fitore 5:0, ndërsa Enis Bardhi, realizoi golin  e katërt. Talenti 22-vjeçar në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, atëherë kur Levante bëri diferencën e madhe, duke realizuar plotë 4 gola.

Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultatin minimal pas atij goli të shënuar nga ana e Tonjo, derisa në pjesën e dytë për skuadrën nga Valencia, përveç Bardhit i cili shënoi në minutën e 71-të, realizuan edhe Ruben Garsia dhe Aleks Alegria, i  cili realizoi dy gola.

 

La Nucia – Levante 0:5
Autorë të golave: 0-1 (6′): Toño, 0-2 (49′): Álex Alegría, 0-3 (66′): Álex Alegría, 0-4 (71′): Enis Bardhi: 0-5 (81′): Chema.
Formacioni i parë i Levantes: Raúl Fernández; Iván, Postigo, Saveljich, Toño; Morales, Campaña, Verza, Espinosa, Shaq; Roger.
Formacioni rezervë: Oier, Bardhi, Lerma, Rubén, Chema, Alegría, Pedro, Luna, Jason, Pepelu, Kaiser y Manu Viana.

Leave a Reply