Juventusi zyrtarisht kampioni i Serisë A (VIDEO)

Skuadra e Juventusit ka barazuar pa gola në transfertën ndaj Romës, duke u shpallur kështu edhe  zyrtarisht kampion për të 7-tin vit me rradhë në “Seria A”.

Bardhezinjve iu ka mjaftuar një pikë në sfidën e sotme, për të mbyllur historinë edhe të këtij sezoni, që ka qenë i hapur deri një javë përpara fundit të tij, kjo edhe për fajin e Napolit, që në këtë sezon ishte rivali i vetëm i Juventusit.

Skuadra e Sarrit po në të njëjtën kohë në transfertë mundi Sampdorian me rezultatin 0:2 falë golave të shënuar nga Milik dhe Albiol gjatë pjesës së dytë.

Një barazim me aromë Europe arriti edhe Milani, që barazoi 1:1 në transfertën ndaj Atalantës së Etrit Berishës, Lacio e Strakoshës barazoi 2:2 në transfertën ndaj Krotones, teksa fitoreve në ditën e sotme iu gëzuan Kievo, Kaljari, Torino dhe Udineze.

 

Serie A, Java 37

Bologna 1 – 2 Chievo
Crotone 2 – 2 Lazio
 Fiorentina 0 – 1 Cagliari
Torino 2 – 1 SPAL
Verona 0 – 1 Udinese
 Atalanta 1 – 1 AC Milan
 AS Roma 0 – 0 Juventus

Leave a Reply