Juve i sjellë shokun e skuadrës nga Reali Ronaldos te Juventusi!

Futbollisti i Real Madridit drejt Juventusit. Fabio Paratiçi thuhet se do të arrijë një godditje ideale për Juventusin, pasi në Torino do të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Isko, edhe atë me parametra zero.

Minutat e pakta nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe me një kontratë që skadon në vitin 2022 kanë bërë që Isko të kthejë sytë kah “Zonja e Vjetër” për të vazhduar karierën në nivele të larta.

Mesfushori spanjoll mund të vijë tek Juve në një formë huazimi për një vit dhe pastaj në verën e ardhshme të transferohet me parametra zero.

Për të bërë të mundur një transferim të tillë spanjolli ka vendosur që të heqë dorë nga paga e tij prej 6 milionë eurosh në sezon vetëm për të dalë nga kriza pothuajse 1 vjeçare e mosparaqitjes në fushë.

Gjithashtu ky transferim vjen edhe me bekimin e Kristiano Ronaldos, i cili kërkon përforcimin e skuadrës me lojtar gjithnjë më të fortë.

Leave a Reply