Ndeshjet e stinorit vjeshtorë të FC Shkupit në LPFM (Tabela)

Të martën në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u hodh shorti për sezonin e ri 2017-2018 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Sezoni i ri është paraparë të fillojë me datë 12 gusht, me super përballjen derbi midis Shkëndijës dhe Vardarit, ndërsa një ditë më vonë në program janë edhe ndeshjet tjera.

Kujtojmë që edhe sezoni i ri do të luhet në format të njejtë si ai paraprak, 10-të skuadra do të zhvillojnë katër raunde me nga 9-ë xhiro, duke u përballur nga katër herë secili me secilin për të kompletuar 36-të xhiro.

Sezoni i ri futbollistik duhet të përfundojë deri më 20 maj 2018, për shkak të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi, ndërsa më poshtë ju njohim me ndeshjet e FC Shkupit në stinorin vjeshtor.

“Pëllumbat” nga Çairi e nisin dhe e mbyllin me skuadrën e Akademia Pandev, ndaj së colës sezonin e kaluar arriti që të ngadhnjejë në kuadër të Kupës së Maqedonisë. Mbetet të shohim se si do të jetë epilogu mes këtyre dy skuadrave në stinorin vjeshtor, ku brenda jo 4 muajve të plotë do të përballen tre herë mes vete.

 

Leave a Reply