Ballistët “pushtojnë” Milanon

“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Milano


Grupi i tifozëve “Ballistët” gjatë ditës së sotme kanë pushtuar qytetin e Milanos, ku sonte në mbrëmje skuadra e tyre e zemrës, Shkëndija do të luaj ndeshjen historike ndaj gjigandëve italian të Milanit, shkruan “infOSport.mk”.

Ata po sa kanë arritur në Milano të organizuar me autobus drejtëpërdrejtë nga Tetova, kanë bërë një foto para stadiumit “San Siro”, duke teguar në këtë mënyrë se Shkëndija edhe sonte do të ketë përkrahjen e tyre, drejt një suksesi tjetër në historinë e tyre.

Përveç “Ballistëve”, të cilët janë në një numër prej 400-500 tifoz, gjithashtu është paralajmëruar edhe ardhja e shumë tifozëve tjerë shqiptarë nga Italia dhe nga Zvicra, ndërsa gjithashtu me aeroplan pritet që të arrijë një numër prej 65 personave të afërt me numrin një të Shkëndijës, Lazim Destani, i cili më herët gjatë ditës së sotme arriti në Milano me aeroplanin e tij privat.

I gjithë ky mobilizim dhe përkrahje për Shkëndijën, shpresojmë të rezultojë me pozitivitet edhe tek futbollistët, të cilët besojmë se do të japin më të mirën nga vetja dhe se në fund do shkruajnë historinë e klubit me germa të arta.

Ndeshja e vlefshme për fazën “play-off” të Liga Evropa, ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës në “San Siro”, starton në ora 20:45.

Leave a Reply