Shpresat e Kosovës mundin Norvegjinë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 e ka mpsohtur Norvegjinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Të besuarit e trajnerit Rafet Prekazi shënuan fitore me rezultatin 3:2, edhe pse ndodheshin në disavantazh prej dy golave.

Morten Thorsby (5’) dhe Martin Odegaard (36’) shënuan për norvegjezët, por shpresat e Kosovës nuk u dorëzuan dhe reaguan shpejtë, duke arritur që të barazojnë rezultatin që gjatë 45 minutave të para.

Enis Bytyqi në minutën e 41-të shënoi golin e parë për Kosovën, skuadër kjo që në ato momente ngushtoi rezultatin në 1:2, teksa vetëm një minutë më vonë Florent Hasani arriti që të sjellë  simetri në rezultat.

Në 45 minutëshin e dytë, ekipi i Rafet Prekazit bëri një paraqitje mjaft të mirë, ndërsa në saje të një loje të tillë ata 3 minuta para fundit të takimit gjetën edhe golin e tretë dhe të fitores me atë në Enis Bytyqit.

Me këtë fitore Kosova iu hakmorrë Norvegjisë për disfatën në ndeshjen e parë Falë kësaj fitore Kosova tashmë ka 6 pikë, dhe pas tre xhirove kryeson grupin 5, ku përveç dy përfaqësueseve të lartëpërmendura,  bëjnë pjesë edhe Izraeli, Irlanda, Gjermania dhe Azerbajxhani.

Leave a Reply