LDFM, Bellasica dhe Sasa futen në historinë e futbollit vendor

Ndeshja e fundit e javës së tretë në Ligën e Dytë – Lindje midis Bellasicës dhe Sasës nga Makedonska Kamenica ka hyrë në historinë e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje do të mbahet mend si ndeshja e parë e këtij rangu që për herë të parë është zhvilluar nën reflektorë në stadiumin plotësisht të rinovuar “Mladost” në Strumicë, që me datë 05 shtator ishte nikoqir edhe i takimit kualifikues për Botërorin “Rusi 2018” midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Ndeshja midis Bellasicës dhe ekipit të Sasa  startoi në ora 19:00, ndërsa e njëjta tuboi një numër të konsiderueshëm tifozësh, të cilët në fund patën mundësi të shohin vetëm një gol të shënuar, edhe atë nga ana e futbollistëve vendas, të cilët gëzuan tifozët e tyre të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Ndryshe golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Gjorgje Xhonov në minutën e 30-të, të takimit, që në fund rezultoi edhe si përfundimtarë në fitoren e Bellasicës, që është skuadra e vetme që pas tre xhirove ka marrë po aq fitore dhe e vetme kryeson renditjen tabelare.

Në derbin e zhvilluar në Veles, Boreci dhe Bregallnica u ndanë në barazimin 1:1, Tikveshi si mysafir me rezultatin e thellë 5:2 mundi Horizont Turnovën, teksa Kozhuvi dhe Osogova regjistruan fitore identike 2:1, ndaj Pobedës së Valandovës, gjegjësisht Plaçkovicës nga Radovishi.

Foto: ekipa.mk

LDFM – Lindje, Java III

Bellasica 1 – 0 Sasa
Boreci 1 – 1 Bregallnica
Turnovo 2 – 5 Tikveshi
Osogova 2 – 1 Plaçkovica
Pobeda Valandovë 1 – 2 Kozhuvi

Leave a Reply