De Biasi me sy drejt La Liga-s!

Ish trajneri i Kombëtares shqiptare shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re. Pas largimit nga drejtimi i kombëtares shqiptare, strategu italian mbeti pa skuadër.

Megjithatë tashmë si duket “misteri” është shumë pranë drejtimit të skuadrës spanjolle të Deportivo Alaves.

Një gjë të tillë ka pohuar “GianlucaDiMarzio.com”, sipas të cilit klubi spanjoll po planifikon largimin e teknikut Luis Zubeldia, për ti bërë vend strategut, Xhiani De Biasi.

Leave a Reply