Lajmi i fundit, ndeshja Kosovë – Ukrainë rrezikon të mos zhvillohet!

Ndeshja e grupit “I” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” midis Kosovës dhe Ukrainës rrezikon për të mos u zhvilluar.

Kjo përballje është programuar për t’u zhvilluar sonte me fillim në ora 20:45 minuta në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, i cili vetëm tre ditë më pas do të mirëpret edhe ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Arsyeja e mos zhvillimit të ndeshjes midis Kosovës dhe Ukrainës janë reshjet e shumta të shiut, që e kanë rënduar shumë terrenin e fushës së blertë.

Intensiteti i lartë i shiut vazhdon të jetë shqetësim dhe ende nuk dihet nëse do të zhvillohet kjo ndeshje, ku Kosova shpreson në fitoren e parë në grup, njëjtë sikurse edhe Ukraina, e cila vetëm me fitore mund të mbante gjallë shpresat për dy pozitat e para në grup, që aktualisht janë të pronësuara nga Kroacia dhe Islanda që kanë nga 16 pikë, dy më shumë se Turqia dhe Ukraina.

Leave a Reply